Tifozët e Liverpulit marrin vendimin për ndeshjen e sotme ndaj Atalantës, reagon trajneri Klop

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 14:20

Tifozët e Liverpulit marrin vendimin për ndeshjen e sotme ndaj Atalantës, reagon trajneri Klop

Liverpuli njoftoi javën e kaluar se synojnë të rrisin koston e një bilete sezoni në “Anfield” me dy përqind për sezonin e ardhshëm. Në shenjë proteste, grupet e tifozëve nuk do të shfaqin flamuj në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës kundër Atalantës, sot në mbrëmje.

tifozet e liverpul

I pyetur nëse kjo do të ndikonte në skuadrën e tij kur ata të përballen me kundërshtarët e tyre, Klop tha: “Që flamujt nuk janë atje? Jo. Për sa kohë që njerëzit janë atje, gjithçka është mirë. Unë i kuptoj shqetësimet dhe diskutimin. Është e ndërlikuar nga këndvështrimi im. Ne duam të kemi njerëz në stadium dhe duam ta kemi atë në dispozicion për të gjithë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"