Tifozët anglezë aludojnë: Goli i barazimit të Italisë erdhi nga një prekje e topit me dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 23:58

Tifozët anglezë aludojnë: Goli i barazimit të Italisë erdhi nga një prekje e topit me dorë

Tifozët kapen me çdo detaj dhe syrit të tyre nuk u ka shpëtuar një episod gjatë finales së Europianit. Momenti kur Italia shënoi golin e barazimit me anë të Leonardo Bonuçit ka pasur një dyshim për prekje të topit me dorë nga ana e Kristantes pas krosimit.

Kristante Italia

Janë mbështetësit e “Tre Luanëve”, të cilët nëpër rrjetet sociale kanë akuzuar se arbitri duhet ta shihte rastin në VAR dhe pastaj të merrte vendimin e duhur. Në fakt, çdo prekje e topit me dorë, nga e cila vjen një gol është e ndëshkueshme.

“Goli i barazimit të Italisë erdhi nga një prekje e topit me dorë. Nuk e kuptoj për çfarë ekziston VAR-i në futboll. Ne ndoshta mund ta injorojmë, por goli që shënoi Italia ishte pas prekjes me dorë. VAR as nuk u fut fare. Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por VAR-i nuk u fut kurrë në punë gjatë kësaj ndeshjeje. Diçka që nuk më pëlqeu aspak, por tani gjithçka ka përfunduar”, shkruanin disa nga tifozët në rrjetet sociale. Në fakt, Kaipers arbitroi një ndeshje perfekte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"