“T’i japim frymëmarrje klubeve shqiptare”, Dede: Ja cila është strategjia e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2019 | 15:31

“T’i japim frymëmarrje klubeve shqiptare”, Dede: Ja cila është strategjia e Kombëtares U-19

Nevil Dede, trajneri i Kombëtares U-19, ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur për dy sfidat miqësore ndaj Kosovës dhe theksoi, se qëllimi është për të dhënë sa më shumë besim te lojtarët e kampionatit shqiptar, por pa harruar ata që luajnë jashtë.

Dede

LOJTARËT? “Skuadra është duke marrë formë dhe qëllimi kryesor është të marrim sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. E kam deklaruar, pasi është kryesore që t’iu japë motiv lojtarëve që marrin pjesë nga Shqipëria. Ti tregojmë vëmendjne atyre dhe t’i japim oksigjen klubeve shqiptare. Qëllimet kryesore janë zgjidhja e më të mirëve”.

STRATEGJIA? “ Strategjia është t’i japim frymëmarrje lojtarëve. Duhet të zgjedhim lojtarë të mirë për të furnizuar U-21 dhe Kombëtaren A, më pas vjen ndërtimi i skuadrës. Pastaj të mendojmë për ta ndërtuar këtë ekip.”

MUNGESAT? “Na mungojnë 2-3 lojtarë, disa për arsye se janë në shkollë, pasi tani është sezoni i provimeve, apo se kanë ndeshje play-out.  Bozhani është ai që ka një rast specifik, ndërsa Muçi është në një aktivitet me klube”.

KOSOVA? “Janë gjithnjë interesante përballjet me Kosovën. Kam parë dhe kombëatren e parë kur ata kanë luajtur dhe kanë qenë ndeshje të luftuara. Nuk besoj se ka agresivit, por agonizëm dhe ego personale. Një nga gjërat më të mira në Shqipëri është Kombëtarja. Shpresoj që edhe shumë shqiptarë të Kosovës ti bëjmë të vijnë te ne”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"