Thatësirë që pas derbit, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 takimet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 16:23

Thatësirë që pas derbit, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 takimet e fundit

Barazimi 0-0 kundër Vllaznisë ishte një tjetër ndalesë për Partizanin, që synon titullin kampion këtë sezon. “Demat e kuq” kanë vetëm një fitore në 7 takimet e fundit të luajtura në Superiore, ai triumf në derbi ndaj Tiranës.

Vllaznia-Partizani 0-0

Diçka nuk po shkon në kampin e kuq dhe trajneri Daja po fajëson aktualisht mungesën e një sulmuesi goli. Gjithsesi, të kuqtë janë me fat, pasi asnjë ekip nuk është shkëputur ende në krye.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"