“Thatësi” në Shijak/ Bardhi: Na dëmtoi gjykimi; Bubeqi: Ishte e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 21:13

“Thatësi” në Shijak/ Bardhi: Na dëmtoi gjykimi; Bubeqi: Ishte e vështirë

Dorjan Bubeqi “qan” rastin e fundit, por e pranon që me Besëlidhjen ishte e vështirë. “Ishte një sfidë sa e rëndësishme aq edhe e vështirë. Besëlidhja është një ekip që luan fort dhe mbrohet mirë.

Bubeqi

Por, nëse goditja e Troplinit do përfundonte në rrjetë, gjithçka do kishte marrë një tjetër rrjedhë. Ky është futbolli. Tani gjithçka dua të bëj është të fokusohem në dy ndeshjet e radhës me Burrelin dhe Korabin, që janë vendimtare”, tha trajneri i Erzenit.

Sinan Bardhi e ka me gjykimin, ndërsa pretendon të paktën për dy penallti. Trajneri i Besëlidhjes i quan të pafalshme vendimet e Hermal Llaprës, ndërsa pas ndeshjes tha:

Sinan Bardhi

“Gabimet e arbitrit rënduan në kurrizin tonë. Ishin 2 raste të pastra, në mos njërën, tjetrën duhet ta akordonte. Është e pafalshme. Por, pavarësisht kësaj, jam i kënaqur nga skuadra. Javën e ardhshme do të luajmë në transfertë kundër Orikut, takim që edhe ky kërkon angazhimin tonë maksimal”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"