Teuta, tre mbrojtës shqetësojnë Shkëmbin/ Shpresohet të riaftësohen gjatë ndërprerjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 23:11

Teuta, tre mbrojtës shqetësojnë Shkëmbin/ Shpresohet të riaftësohen gjatë ndërprerjes

Ashtu si shumë kampionate në Botë, edhe Kategoria Superiore është ndërprerë për t’u lënë vend angazhimeve të skuadrave përfaqësuese.

shkembi

Pikërisht për shkak të kësaj ndërprerjeje, në klubin e Teutës kanë menduar që ekipi të qëndrojë 48 orë pushim ku lojtarët të rikuperojnë energjitë. Të hënën blutë do zbresin në fushë për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Luzi 2008 për turin e parë të kupës dhe atë ndaj Vllaznisë për llogari të javës së gjashtë.

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT – Është menduar që këto ditë do t’u shërbejnë për mirë, pasi dy lojtarët e mbrojtjes Qaqi dhe Jazxhi të dëmtuar janë kthyer në një problem për Bledi Shkembin. Mbrojtësi Artan Jazxhi ka 4 javë që ka një tërheqje në kofshën e këmbës dhe logjikisht i duhet kohë për t’u rikuperuar.

Në fillim u tha që nuk kishte vend për panik, por tashmë gjendja duket që po vjen drejt përmirësimit dhe lojtari mund të jetë gati ndaj Vllaznisë. I padisponueshëm në këto javë ka qenë edhe Harallamb Qaqi. Mbrojtësi është drejt riaftësimit, por gjithsesi, Qaqi është stërvitur me grupin.

Të dy lojtarët janë pika të forta të blutë dhe mungesa e tyre ka pështjelluar edhe llogaritë e stafit teknik. Por nuk mbaron me kaq, pasi dhe mbrojtësi Hektor Idrizaj u dëmtua në kokë pas në ndeshjen me Tiranën, dhe lojtari u detyrua të mos zbrite në fushë pjesën e dytë, ku fill pas ndeshjes ka bërë një skaner të kokës, por çdo gjë shkoi mirë dhe pauza do e ndihmojë të jetë gati. U-21 – Sulmuesi i Teutës, Muço Boçi do të jetë pjesë e seleksionit kuqezi për dy sfidat miqësore, ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"