“Teuta është skuadra kampione, por ne duam vetëm 3 pikët”, Isaevski: Zgjodha Dinamon për të vijuar karrierën sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 13:52

“Teuta është skuadra kampione, por ne duam vetëm 3 pikët”, Isaevski: Zgjodha Dinamon për të vijuar karrierën sepse…

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Teutës, në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Bledi Shkëmbi është shfaqur mbrojtësi i Dinamos, Aleksandar Isaevski i cili analizoi këtë takim:

isaevski

Sfida kundër Teutës – “Teuta është skuadra kampione, por ne jemi një skuadër që duhet të futemi në fushë vetëm për të marrë 3 pikët. Shpresoj që në fund të jemi ne, skuadra që do të dalë me 3 pikë.”

Kalendari dhe optimizmi – “Ndeshja e Kupës dhe e kampionatit janë afër dhe nuk kishim kohë për t’u mërzitur. Kohën e kemi në disfavor, situata është e mirë dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të japim më të mirën në fushë dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë”.

Largimi nga Vllaznia dhe afrimi tek Dinamo – “Sezonin e kaluar bëmë një sezon të mirë me Vllazninë. Nuk dua ta komentoj fare largimin nga Vllaznia, por dua të flas për Dinamon. Arsyet kryesore ishin projekti që drejtuesit kanë. Çdo gjë po punohet në mënyrë profesionale dhe çdo gjë po shkon mirë dhe jam i lumtur. Shpresoj që atë që bëri Vllaznia sezonin e kaluar ta bëjmë këtë vit me Dinamon dhe unë të jap kontributin tim.”

Todorovski – “E njoh Todorovskin dhe është një minus i madh për Teutën që nuk do ta ketë në fushë. Futbollistët dhe kampionatin maqedonas nuk I njoh pasi tani njoh futbollin shqiptar e më pas rajoni”, përfundoi Isaevski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"