Tetë skuadra kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale, mësoni ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 10:43

Tetë skuadra kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale, mësoni ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Europës

Do të luhen ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00, 4 ndeshje në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën çerekfinale.

Liga e Europes

Padyshim vëmendja më e madhe është te Roma-Ajaks, me italianët që triumfuan në ndeshjen e parë në transertë 2-1 dhe holandezët do të kërkojnë  të bëjnë përmbysjen e madhe, për të kaluar në çerekfinale. Kush kualifikohet nga këto dy skuadra, në gjysmëfinale do të gjente me shumë mundësi Mançester Junajtidin, që përballet me Granadën në shtëpi, por kualifikimi duket thuajse i sigurt, pas fitores 2-0 në Spanjë.

Arsenali pas surprizës që i ndodhi në shtëpi në javë më parë, ku barazoi 1-1 ndaj Slavia Pragë, sot do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar më tej.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Vijarealit dhe Dinamo Zagreb, me spanjollët që triumfuan në ndeshjen e parë 0-1, e cila u luajt në Kroaci.

liga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"