Tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare, ish-mesfushori merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 10:10

Tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare, ish-mesfushori merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Dytë

Turbina e ka nisur vitin e ri 2024 me ndryshim të trajnerit. “Panorama Sport” mëson se është larguar nga drejtimi i skuadrës, Vladimir Gjoni, ndërsa në vend të tij, klubi ka emëruar mesfushorin Xhynejt Çutra.

xhynejt cutra

Ky i fundit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, për të vijuar tashmë karrierën si trajner.

Ndihmëstrajner do të vazhdojë të jetë Bledar Malaj, që do të mbajë si më parë edhe rolin e përgatitësit të portierëve. Pritet që seanca e parë të zhvillohet më 8 janar.

M.MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"