Tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, Broja merr elozhe edhe në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 20:05

Tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, Broja merr elozhe edhe në Itali

Armando Broja vazhdon të marrë elozhe dhe të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave dhe mediave me paraqitjet e tij me Çelsin në Angli. Së fundmi është faqja e njohur italiane “Tuttomercatoweb” që në rubrikën e saj “Talenti i ditës” i ka kushtuar rëndësi sulmuesit shqiptar.brojaa

Broja është një lojtar që ka mahnitur trajnerin e Çelsit, Frenk Lampard. Sipas faqes italiane, sulmuesi kuqezi cilësohet si një futbollist me progres të vazhdueshëm. Karakteristikat e Armando Brojës sipas “Tuttomercatoweb” janë nuhatja e golit dhe presingu konstant.

18-vjeçari krahas rolit të tij natyral si sulmues qendror mund të luajë edhe në krahët e sulmit. Broja ka vetëm pak muaj që ka firmosur me Çelsin ku edhe debutoi me ekipin e parë në fitoren 4-0 që ekipi londinez arriti ndaj Evertonit. Ai pritet që shpejt të katapultohet në Kombëtaren A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"