“Tërbohet” Refik Halili, ja minutat e acarimit në tunel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2016 | 13:52

“Tërbohet” Refik Halili, ja minutat e acarimit në tunel

rejtuesit e Tiranës “shfryjnë” pas ndeshjes. Revolta e tyre dukej qartazi, madje më shumë se humbja, i ka rënduar pikërisht gjykimi. Edhe pse Refik Halilin e karakterizon gjithnjë qetësia, dje ishte e pamundur që t’i kontrollonte nervat.Refik-Halili-Tirona-logo Në momentin kur trajneri Daja po dilte nga salla e konferencave për t’iu drejtuar fushës, atje ku do të prononcohej për një tjetër media, presidenti ka vendosur heshtje për të dhe për ekipin. “Një maskaradë, komplet një maskaradë!

Një gjykim skandaloz, tendencioz dhe me dy standarde. Është krejtësisht e papranueshme një gjë e tillë”, kanë qenë fillimisht fjalët e Halilit dhe i drejtohet korridoreve të stadiumit. Më pas i është drejtuar trajnerit duke i thënë:

“Kjo që pamë ishte një maskaradë! Nuk do të dalësh përpara mediave, këtë ta jap unë me urdhër dhe e mbaj unë përgjegjësinë për këtë që po të them. Ju si trajner jeni në rregull bashkë me lojtarët, bravo ju qoftë!

Vij unë dhe jua them edhe futbollistëve në dhomë. Nuk ka turp më të madh”, me këto fjalë i është drejtuar ai Dajës, i cili në pamje i shqetë- suar dhe i mërzitur ia ka kthyer: “Mendohu edhe një herë president, se mos je i nxehur në këtë moment”. Ndërsa kundërpërgjigjja e Halilit ishte e qartë: “Jo, jo jam më shumë se i qetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"