Tension mes Nojerit dhe Bajernit, kapiteni në kontakte me Çelsin dhe Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 23:13

Tension mes Nojerit dhe Bajernit, kapiteni në kontakte me Çelsin dhe Juventusin

Mes Manuel Nojerit dhe Bajernit të Mynihut prej disa muajsh ka nisur një tension që siç nënvizon prestigjiozja “Bild” kryefjala ka qenë afrimi dhe zyrtarizimi i Aleksandër Nybelit nga Shalke 04. Si lideri absolut dhe jo më kot mban shiritin e kapitenit në ekip, portieri 33-vjeçar nuk është ndjerë mirë që duke afruar atë që në Gjermani shihet si pasardhësi i tij, minutazhi i Nojerit të vijë duke u ulur, aq sa Manuel nuk ka humbur rast që pas kësaj parakontrate (Nybel do të zbarkojë në verë në Mynih) të nënvizojë se ai nuk është i gatshëm që të mungojë në asnjë ndeshje, qoftë edhe në ato të Kupave të Gjermanisë, nëse nuk është i dëmtuar.

Nojer Por, tensioni është bërë edhe më i madh në ditët e fundit, pasi zëra nga media gjermane theksojnë gjithashtu se drejtuesit e Bajernit kanë hyrë në bisedime edhe me zëvendësuesin e Nojerit në Kombëtare dhe titullarin e Barcelonës, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili po mendon dhe kërkon të lërë Katalunjën, pasi kërkon më shumë para nga kontrata me kuqeblutë.

ter shtegen
Dhe për t’iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë drejtuesve të tij, nga Anglia i bëjnë edhe më të besueshme burimet e “Bild”, duke nënviuar se Manuel Nojer ka pranuar në ditët e fundit që të hyjë në bisedime me klubin e Çelsit, i cili në verë pritet që të nxjerrë në merkato spanjollin Kepa dhe të kërkojë një tjetër portier, pas kapriçove të talentit nga Bilbao.

celsi
Në të njëjtën kohë, Nojeri duket se ka informuar menaxherin e tij që të dëgjojë edhe Juventusin dhe të kuptojë vërtetësinë e lajmeve të qarkulluara gjatë muajit janar dhe shkurt se, edhe bardhezinjtë janë gati të investojnë te 33-vjeçari, duke parë se titullari Vojçeh Shezni ka shumë oferta të rëndësishme nga Anglia dhe kampionët e Italisë duke shitur polakun mund të arrijnë një plusvalencë ekonomike të rëndësishme në bilance.

Juventus' Argentine forward Paulo Dybala (2ndR) is congratulated by Juventus' Portuguese forward Cristiano Ronaldo after scoring their second goal during the Italian Serie A football match Juventus vs Inter Milan, at the Juventus stadium in Turin on March 8, 2020. - The match is played behind closed doors due to the novel coronavirus outbreak. (Photo by Vincenzo PINTO / AFP)

Me pak fjalë, mes Nojerit dhe Bajernit diçka është krisur së fundmi dhe pa dyshim që pista angleze e Çelsit pikësëpari, por edhe ajo torineze janë një “shuplakë” të cilën kapiteni i gjigantëve gjermanë ka dashur t’u japë drejtuesve të klubit, nga të cilët ndihet disi i tradhtuar.

 

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"