Ten Hag i kënaqur nga fitorja e Junajtid: Duhet të mbajmë në presion rivalët sipër nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 11:27

Ten Hag i kënaqur nga fitorja e Junajtid: Duhet të mbajmë në presion rivalët sipër nesh

Pas dy humbjeve radhazi, fitorja 2-0 e së shtunës ndaj Evertonit është ajo që mund të stabilizoj sezonin e Mançester Junajtid në një kohë kur trajneri Erik ten Hag është më në rrezik se asnjëherë për të marrë mbështetjen e pronarëve.

ten hag

Golat e pjesës së parë nga Bruno Fernandesh me penallti dhe Markus Rashford gjithashtu me 11 metërsh, i dhanë fitoren “djajve të kuq” duke shmangur edhe tri humbjet radhazi në Premier Ligë, diçka që për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2015.

Pas konfirmimit muajin e shkuar nga pronari i ri, Sër Xhim Retklif, sesa e rëndësishme është pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, pothuajse është marrë si fakt se fati i holandezit varet nëse Mançester Junajtid do të kualifikohet në kompeticionin e sezonit të ardhshëm apo jo. Ten Hag vlerësoi njeriun e ndeshjes, Alehandro Garnaçon, ndërsa 19-vjeçari argjentinas, i cili fitoi të dyja penalltitë e “djajve”, u shpall lojtari më i mirë në fushë:

“Ishte e rëndësishme të fitonim pas një rezultati të keq kundër Fulhamit. Ne duhej të reagonim dhe mbanim presionin mbi skuadrat mbi ne. Tani ne jemi rikthyer, do të mbajmë presionin mbi ta dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Garnaço po ecën shumë mirë. Jemi shumë të kënaqur nga kontributi i tij, vrapimet dhe driblimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"