Telashe për Liverpulin, titullari i mesfushës dëmtohet dhe pritet të humbasë finalen e Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 21:14

Telashe për Liverpulin, titullari i mesfushës dëmtohet dhe pritet të humbasë finalen e Championsit

Liverpul nuk arriti të fitonte titullin kampion të Premier Ligës, i cili edhe këtë vit shkoi tek Siti i Pep Guardiolës, por ajo që shqetëson trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klop është dëmtimi i mesfushorit Tiago Alkantara në ndeshjen e sotme.

Tiago

Spanjolli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë pas disa problemeve që futbollisti shfaqi në fushë, me trajnerin e skuadrës që vendosi të mos e rrezikonte në prag të finales së Championsit.

Klop foli në lidhje me dëmtimin e mesfushorit në përfundim të takimit duke konfirmuar përshtypjet e para lidhur me gjendjen e tij në momentin e zëvendësimit.

“Tiago? Mendoj se do të jetë jashtë finales, por nuk e di.

Ai po çalonte, ndaj ndoshta nuk është sinjali më i mirë.”, u shpreh Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"