Të shumtë shqiptarët në Ligën e Europës, debuton edhe Basha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 21:58

Të shumtë shqiptarët në Ligën e Europës, debuton edhe Basha

Të shumtë ishin shqiptarët që u aktivizuan me klubet e tyre në turin e parë të Ligës së Europës. Risia e ditës së sotme ishte padyshim aktivizimi i ish-mesfushorit të Kamzës, Arbër Basha.

basha

Ai u transferua para pak kohësh nga Kategoria Superiore shqiptare te estonezët e Trans Narvën ku bëri dhe debutimin në Europë.

kamza-02-470x353

Basha luajti 12 minutat e fundit të sfidës në humbjen 0-2 përballë skuadrës boshnjake Zeljezniçar. Prezenca në Europë, joshi mesfushorin shqiptar që të transferohej në kampionatin estonez, edhe pse niveli i këtij kampionati lë për të dëshiruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"