Të rënë nga Kategoria Superiore, te Flamurtari s’ka asnjë plan për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 19:42

Të rënë nga Kategoria Superiore, te Flamurtari s’ka asnjë plan për të ardhmen

Pas humbjes me Skënderbeun në Vlorë, e hëna ka qenë pushim për Flamurtarin. Pas një jave të ngjeshur me ndeshjet në mesjavë me Vllazninë dhe në fundjavë me korçarët, trajneri Marcelo Troisi i ka lënë dje lojtarët pushim absolut. Sot ekipi do të zbresë në fushën stërvitore për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, që e luajnë në transfertë ndaj Kukësit.
troisi
Mbetet për t’u parë nëse Troisi do të bëjë apo jo rrotacion në formacion për këtë ndeshje, duke qenë se Flamurtari “i lau duart” me Superioren. Mbase duhet menduar që tani për të ngritur bazën e skuadrës së sezonit të ri, ku do të synohet rikthimi në elitë e futbollit shqiptar. Por, edhe kjo ka pikëpyetjet e veta, pasi akoma nuk ka një projekt apo strategji të qartë për mëkëmbjen e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"