“Te Partizani nuk ma dhanë mundësinë dhe shënova 36 gola te skuadra e re”, ish-sulmuesi i të kuqve: Ju tregoj gabimet e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 0:06

“Te Partizani nuk ma dhanë mundësinë dhe shënova 36 gola te skuadra e re”, ish-sulmuesi i të kuqve: Ju tregoj gabimet e klubit

Ish-sulmuesi i Partizani që shkëlqeu në vitet ‘90-të, Edmond Dosti, është shprehur se klubi këtë sezon gaboi më ndërrimin e trajnerëve dhe në merakton.

edmond dosti

Dosti në një prononcim të dhënë së fundmi, ka treguar të kaluarën e tij, teksa u shpreh se Partizani nuk i kishte dhënë mundësinë e merituar dhe u largua, teksa për t’i treguar se kishin gabuar shënoi 36 gola brenda një sezoni me Laçin.

“Më 1988-1989, mua te Partizani nuk mu dha shumë mundësi ndonëse e meritoja. Unë u largova te Laçi për treguar se e meritoja atë fanellë, ku bëra zgjedhjen më të mirë të mundshme, pasi në një sezon shënova 36 gola. Pastaj u ktheva te Partizani ku shënova edhe 14 gola.

Në atë kohë ka pasur skuadra shumë të mira por ne kemi qenë shumë mirë dhe ia dolëm të fitojmë titullin. Isha në një formë shumë të mirë te Partizani, por doja të provoja diçka në karrierën time dhe më 1994 kalova te Olimpija Ljubjana. Aty shumë shpejt fitova vendin e titullarit, por jo vetëm kaq, pas lamë edhe shenjë aty. Atë vit kemi dalë kampionë.

Që në fillim të këtij sezoni e thashë që Partizani gaboi me ndryshimin e trajnerit. Bënë edhe gabime në merakto. Unë kam qenë vetë sulmues dhe duhet të kesh intuitë. Partizanit i duhen 2 sulmues 1 mesfushor organizator dhe një mbrojtës. Nuk e di pse nuk i afroi në merkato. Shpresoj që nga ky kampionat të gjenden gabimet dhe të kërkohet falje për këtë dështim.”, u shpreh Dosti për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"