“Të mos kemi shpërqendrime”, Regi Lushkja: Me Skënderbeun ndeshje e vështirë, por japim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 18:47

“Të mos kemi shpërqendrime”, Regi Lushkja: Me Skënderbeun ndeshje e vështirë, por japim maksimumin

Tirana do të kërkojë tre pikët përballë Skënderbeun, teksa Regi Lushkja u shpreh se kësaj radhe nuk ka vend për shpërqendrim pas barazimit të javës së kaluar me Teutën.

lushkja

“Të them të drejtën është një ndeshje e vështirë, pasi dhe ne vijmë pas një barazimi në Durrës dhe do të japim maksimumin për të dalë me tre pikë, sepse jemi në fushën tonë.

S’e pritëm në ndeshjen e fundit me Teutën, sepse po fitonim 0-2, por një shpërqendrim për disa minuta, pësuam dy gola që mund të evitoheshin. Të jemi evidentë në çdo ndeshje, të japim maksimumin e të mos kemi asnjë lloj shpërqendrimi.

E rëndësishme të japim maksimumin, nga minuta e parë deri në fund dhe ky do jetë çelësi për të dalë fitimtar.

Atmosfera është shumë e mirë. kemi harmoni. Çunat po stërviten mjaft mirë dhe çdo gjë po shkon në rrugën e duhur”, tha Lushkja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"