Te Milani mezi e presin, bashkëshortja e Tiago Silvës frikëson kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 0:01

Te Milani mezi e presin, bashkëshortja e Tiago Silvës frikëson kuqezinjtë

Izabele Silva, gruaja e kapitenit të PSG-së Tiago Silva, ka folur hapur për të ardhmen e bashkëshortit të saj duke i dërguar sinjale pozitive klubit nga Parisi.

silvaa

Izabele shprehet se Tiago është i lumtur në Paris, shumë i lidhur me tifozët dhe Francës, si dhe do ta mirëpriste me kënaqësi rinovimin e kontratës.

Tiago Silva dhe Ibra

Mirëpo kjo deklaratë mund të shkaktojë pakënaqësi te milanistët, që ëndërrojnë një rikthimin të brazilianit në Milano dhe një ribashkim me suedezin Ibrahimoviç, një dyshje kjo që në vitin 2011 ndihmoi shumë në fitimin e skudetos së fundit nga kuqezinjtë.

Tiago Silva

“Tiago është shumë i lidhur me PSG-në, tifozët dhe Francën. Vazhdon apo jo aventura e tij në Paris, ne do të vazhdojmë të shkojmë atje për të takuar miqtë tanë.

Për ne do të ishte shumë mirë të vazhdonte me PSG-në. E dashurojmë klubin, qytetin dhe Francën. Do na pëlqente të vazhdonim karrierën në Paris,” theksoi Izabele për “Le Parisien”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"