Te Junajtid me plan të qartë, largohet Pogba dhe afrohen tre lojtarë që premtojnë për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:25

Te Junajtid me plan të qartë, largohet Pogba dhe afrohen tre lojtarë që premtojnë për të ardhmen

Pol Pogba mund të largohet nga Mançester Junajtid, me interesimet që nuk mungojnë për mesfushorin francez.pogba

Lojtari u kërkua me ngulm nga Reali në merkaton e kaluar, por “Djajtë e Kuq” refuzuan ta largonin atë. Tashmë anglezët mund të jenë bërë pishman, për shkak se lojtari nuk e ka ndihmuar fare ekipin këtë sezon pasi është kushtëzuar nga dëmtime të shumta.

Sipas lajmeve të fundit, tashmë drejtuesit kanë vendosur që të pranojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të tij. Kjo edhe për shkak se drejtuesit dëshirojnë të transferojnë tre lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen.vandebeek.ajax.juve.esultanza.2019.750x450

Bëhet fjalë për Haland, Van de Bek dhe Saul, të tre këta futbollistë pëlqehen nga Junajtid dhe në rast se Pogba do të largohej, atëherë do të nisnin sulmin për të afruar këta tre lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"