Të hënën shorti i Championsit, në Nion priten përballje “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 13:40

Të hënën shorti i Championsit, në Nion priten përballje “ferri”

Nuk ka më të fshehta dhe ekuacione. Gjithçka është mësuar dhe ndeshjet e djeshme plotësuan listën me 16 ekipe të kualifikuara për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Tani fati i tyre do të përcaktohet në shortin e ditës së hënë në Nion të Zvicrës në orën 12:00, ku do të mësohen çiftet e fazës së 1/8-ave. Ka vetëm dy rregulla specifike të përcaktuar nga UEFA për raundin e ardhshëm të Championsi-t.

champions lige

Në çiftet që do të vendosin goglat mes të parave të grupeve dhe të dytave: Nuk do të përballen skuadra nga i njëjti grup dhe skuadra që përfaqësojnë të njëjtën federatë. E thënë më thjesht, Roma si e para e Grupit C nuk mund të përballet me Juventusin që është i dyti i Grupit D (sepse përfaqësojnë të dy Italinë), por as me Çelsin, sepse janë të dy përfaqë- sues të të njëjtit grup.

E njëjta gjë vlen edhe për Çelsin, që në këtë short nuk do të përballet dot me Mançesterët, por as me Totenhemin dhe Liverpulin. Kundërshtarët e bluve të Londrës janë 3: PSG, Barcelona ose Beshiktash.

champions

Por shorti kurrsesi nuk mund t’i ndalojë duelet e hekurta që mund të luhen në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Skuadra si Bajerni, Çelsi, Juventusi dhe Reali i Madridit, që janë favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve, ndodhen në vazon e dytë.

Premier Liga

ANGLEZET- Futbolli anglez po kalon një moment shumë të mirë dhe këtë e konfirmon prezenca e skuadrave në fazën e 1/8-ave. Pesë ekipet që përfaqësojnë Premier Ligën do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm dhe nuk do të përballen me njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se mund të bëjnë rrugë të gjatë.

Tabela me përqindjet përkatëse për skuadrat e mëdha në Champions:

juve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"