Të gjithë duan Albi Dokën, fluks “skautësh” në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 18:38

Të gjithë duan Albi Dokën, fluks “skautësh” në “Selman Stërmasi”

Albi Doka është kthyer në një lojtar “të shumëkërkuar” në merkato. Talenti dhe aftësitë që ka shfaqur në fushën e lojës si bardheblu kanë kaluar kufirin. Disa klube janë vënë në “gjurmët” e mbrojtësit të linjës së djathtë, ndaj kurrsesi nuk mund të humbisnin shansin për ta parë edhe nga afër dje.

doka

Disa “skaut” kanë qenë të pranishëm në “Selman Stërmasi”, ndërsa ai luajti ndeshjen e tij të parë me Shpresat kuqezi. Mësohet se zbuluesit e talenteve e kanë vëzhguar për llogari të klubeve kroate dhe zvicerane.

bushi doka

Deri më tani dihet që kërkojnë Lugano, Grasshoper, Hajdukut Splitit dhe Gent, por duket s’e nuk janë të vetmet. Veç të huajve, edhe ekipet shqiptare e duan këtë element të çmuar.

albi doka

Mësohet se Skënderbeu është rikthyer si pistë. Kujtojmë që ata e kanë dashur kur Doka nuk kishte nënshkruar kontratën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"