Tavo motivon ekipin para Europës, shpërndan 2 paga mujore njëherësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 14:29

Tavo motivon ekipin para Europës, shpërndan 2 paga mujore njëherësh

Një ditë para se gjirokastritët të udhëtojnë drejt Letonisë, futbollistëve të Luftëtarit u janë dhënë dy rrogat mujore njëherësh. Lajmin e konfirmoi për “Panorama Sport” vetë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo.

kostic tavo

“Sezoni i ri për Luftëtarin fillon nga sot. Gjithçka është zeruar sa u përket detyrimeve financiare. Të gjithë janë të likuiduar dhe tashmë mendojmë 100% për ndeshjen e parë në Europë.

Shkojmë me besim të madh drejt Letonisë për të debutuar në mënyrën më të mirë. Ky grup lojtarësh do të kërkojë të bëjë historinë edhe në Europë. Duhet të futemi në fushë si ushtarë për të marrë atë që dëshirojmë. Besimi është vërtet i madh në ekip”, deklaroi Tavo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"