Talenti Zhegrova: Ju tregoj ftesën e Shqipërisë, përfaqësuesja kosovare nuk më ka thirrur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:08

Talenti Zhegrova: Ju tregoj ftesën e Shqipërisë, përfaqësuesja kosovare nuk më ka thirrur

Edon Zhegrova e ka marrë lajmin e jetës. Talenti kosovar është ftuar nga Kombëtarja shqiptare për miqësoren e radhës me Norvegjinë.

18-vjeçari e pranon se ndihet i lumtur që u ftua nga trajneri Panuçi, pasi në këtë mënyrë po i vlerësohet puna që po bën në klubin belg, Genk.

Zhegrova

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Prishtinës thotë se do ta marrë vendimin përfundimtar nëse do t’iu thotë “Po” kuqezinjve apo do ta presë Kosovën A.

“Panuçi më ka ftuar për të luajtur në Kombëtaren A me Norvegjinë në Elbasan. Jam shumë i lumtur dhe më ka ardhur shumë mirë që më ka ftuar, pasi me këtë rast po shihet puna ime që po bëj. Sidoqoftë, këto ditë do t’i kthej përgjigje atij”, ka thënë ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Prishtinës për “Zërin”.

zhegrova

Zhegrova ka njoftuar se deri tani nuk ka marrë ende ftesë nga verdhekaltrit. “Mua nuk më ka ftuar Përfaqësuesja A e Kosovës. Kam marrë ftesë veç nga Kosova U-21 për ndeshjet e marsit. Unë do të vendos brenda 2-3 ditëve. Shumë shpejt do të dal me një qëndrim”, ka vazhduar mesfushori ofensiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"