Talenti shqiptar i Milanit ndërron ambient, huazohet, por mbetet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 16:12

Talenti shqiptar i Milanit ndërron ambient, huazohet, por mbetet në Itali

Talenti me origjinë shqiptare i Milanit, Ismet Sinani, këtë sezon të ri, nuk do të jetë më pjesë e të rinjve të Milanit, dhe ka vendosur të ndryshojë ambient. Bëhet fjalë për një huazim tek ekipi që militon në Serinë C, Juve Stabia.

ismet sinani

Sinani, i datëlindjes 1999, është i pajisur me pasaportë shqiptare, kosovare dhe italiane, por ka vendosur që të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës. Sulmuesi ka bërë mjaft mirë tek të rinjtë e Milanit, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, por në fund nuk mori një ftesë nga Kombëtarja e të rinjve e Erion Bogdanit, dhe tashmë ka zgjedhur Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"