Talenti shqiptar i Çelsit në superformë, Shpresat e Bushit dhurojnë spektakël në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2019 | 17:40

Talenti shqiptar i Çelsit në superformë, Shpresat e Bushit dhurojnë spektakël në miqësore

Shpresat e Alban Bushit kanë mposhtur Uellsin U21, me rezultatin 3-1 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Pas triumfit 2 ditë më parë, me rezultatin 2-1 në “Selman Stërmasi”, kuqezinjtë kanë arritur një tjetër rezultat pozitiv, përballë një kundërshtari cilësor, duke mbajtur lart moralin.

Kombetarja U21

Talenti i Olimpiakosit, Emiliano Bullari, ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që 7 minuta më vonë, Mala dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e dyfishtë të Shqipërisë U-21.

64585338_948401322168413_4411895577315377152_n

Për t’i vendosur “kapak” paraqitjes fantastike mendoi talenti i akademisë të Çelsit, Armando Broja, i cili në minutën e 69-të, trefishoi rezultatin. Në fundin e takimit, miqtë nga Uellsi shënuan golin e nderit me anë të Leuis.

62217025_2282896832025378_6633061562531708928_n

Shqipëri U-21- Uells U-21 3-1
(Bullari 8′, Mala 15′, Broja 69′ / Leuis 90+1)

90+1′ GOOOL. Miqtë nga Uellsi ngushtojnë diferencën e golave në minutën e parë shtesë të ndeshjes. 

69′ GOOOL. Sulmesi i akademisë të Çelsit, Armando Broja trefishon rezultatin. 3 gola në 2 sfidat ndaj Uellsit për talentin 18-vjeçari, i cili po kalon një formë të shkëlqyer. 

15′ GOOOL. Pas një vertikalizimi të bukur nga Kallaku, është Mala që del i vetëm me portietin, e shmang atë dhe shënon.

8′ GOOoL. Gjuan Kallaku topi përplaset në shtyllë dhe Bullari, sulmuesi i Olimpiakosit,  në pozicion shënon.

FORMACIONI: 

Shqipëria U-21: Hoxha, Tafa, Maloku, Pëllumbi, Kumbulla, Shehu, Zejnullahu, Mala, Kallaku, Xhixha, Bullari. Trajner: Alban Bushi

62458751_2286887291630523_8915534628190683136_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"