Talenti kuqezi/ Rashica rikthehet në kampionatin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 19:01

Talenti kuqezi/ Rashica rikthehet në kampionatin holandez

Talenti kuqezi, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Viteses në kampionatin holandez, pas lëndimi të gjurit.

media_xll_3596816Mediat holandeze shkruajnë se sipas trajnerit Rob Mas, Rashica pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme ndaj SC Hirenvin.

Sulmuesi shihet si një pikë e fortë për skuadrën, referuar edhe golave që ai ka shënuar së fundmi në kampionat.

Talenti kuqezi humbi tre ndeshjet e fundit me klubin për shkak të dëmtimit dhe tashmë është grumbulluar me skuadrën e tij për ndeshjen e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"