Talenti Arda Kurtulan feston 20-vjetorin me fanellën kuqezi: Ndihemi shqiptarë! Jam i prekur nga fjalët e gjyshit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 23:55

Talenti Arda Kurtulan feston 20-vjetorin me fanellën kuqezi: Ndihemi shqiptarë! Jam i prekur nga fjalët e gjyshit…

Ditë special për futbollistin e Shpresave të Shqipërisë, Arda Kurtulan, festoi sot 20-vjetorin e lindjes. 

Arda

Djaloshi me origjinë nga fshati Brezë, rrethinë e Shkupit, në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, tregon arsyet pse zgjodhi të vishte ngjyrat kuqezi.

Kurtulan në të kaluarën ishte pjesë e përfaqësueseve U19 dhe U21 të Maqedonisë, vendit ku kishte lindur edhe gjyshërit e tij. Rol kyç për të bindur talentin 20-vjeçar që të veshë fanellën e Shqipërisë, luajti trajneri Alban Bushi. Këtë gjë e pohon dhe vetëm Kurtulan.

316210299_3393795430855499_3470527808782961700_n

“Trajneri im Alban Bushi ka patur gjithmonë lidhje me familjen tonë pasi ka luajtur me babain tim futboll. Ai na propozoi që të vija të luaja për Shqipirinë, ishte një kënaqësi shumë e madhe që na bëri ekipi i Shqipërisë.

Gjyshi im është nga Maqedonia e Veriut nga Breza, ndërsa gjyshja ime ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe unë prandaj jam shqiptar dhe vendosa të zgjedh që të luaj për Shqipërinë. Në familjen tonë flitej gjithmonë nga gjyshërit për Shqipërinë dhe për trojet tona që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe Kosova. Unë jam prekur shumë nga fjalët e gjyshit dhe kam vizituar edhe më parë Maqedoninë apo Kosovën. Tani jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri.

E kam filluar karrierën shumë i vogël si futbollist, deri në moshën 12-vjecare luaja për një ekip amator, më pas kalova tek ekipi i Fenerbahces ku kam luajtur me moshat dhe isha kapiten i skuadrave të të rinjve. Pas Fenerbahces tani luaj tek Adanaspor. Sa i përket ekipeve kombëtare kam luajtur me ekipet kombëtare të moshave U19 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut. Kam patur më pas edhe oferta për të luajtur me kombëtaren e turqisë apo për të qëndruar tek Maqedonia por zgjedhja më e drejtë dhe më e mirë për mua ishte Shqipëria.

E kam zgjedhur përfundimisht Shqipërinë sepse ne ndihemi shqiptarë dhe Kombëtarja shqiptare tashmë ka një emër të rëndësishëm në futbollin europian”, u shpreh 20-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"