Takimi direkt për mbijetesën, Kastrioti ka një lajm të madh për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 18:37

Takimi direkt për mbijetesën, Kastrioti ka një lajm të madh për tifozët

Kastrioti gjendet në vendin e fundit në renditje, por në kampin krutan nuk janë dorëzuar për objektivin mbijetesë këtë sezon. Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi bën me dije se për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Kamzës, dyert e stadiumit “Redi Maloku” do të jenë të hapura, në një takim që mund të vendosë shumë për mbijetesën.

Kastrioti

Njoftim!

Këtë të djelë, në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, zhvillohet ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Kamzës. Duke qenë se kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme dhe kundër një rivali direkt për mbijetesë, Klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë #FALAS për të gjithë tifozët e Kastriotit. Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë përballje delikate, ndaj ju ftojmë të jeni të pranishëm dhe të përkrahim skuadrën në këtë ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. #FORCAKASTRIOTI

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"