Takim prej 3 orësh Perez-Anjeli, presidenti i Juventusit kërkon 3 emra nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:44

Takim prej 3 orësh Perez-Anjeli, presidenti i Juventusit kërkon 3 emra nga Reali

Në mënyrë surprizë, pasditen e së martës, në qendrën stërvitore të Juventusit ka pasur një takim disi të papritur. Ndonëse media e pranishme kishte parë një makinë luksoze të shoqëruar nga punonjësit e sigurisë së klubit bardhezi, që zbarkonte në qendrën stërvitore të “Kontinazas”, vetëm dje media italiane ka konfirmuar se i ftuari special ka qenë Florentino Perez. Po, pikërisht kështu, presidenti i Realit të Madridit i ka bërë vizitë homologut të tij torinez, Andrea Anjeli, me të cilin raportohet se ka pasur një mbledhje shumë të gjatë, e cila ka zgjatur diçka më shumë sesa tri orë.
auto_31611140389
Vizita e numrit një të klubit madrilen sigurisht që mund të ketë pasur si qëllim nisjen e një pakti të mundshëm për bisedimet dhe zhvillimin e idesë për ndërtimin e Superligës, duke qenë se promotori kryesor i kësaj ideje është pikërisht Andrea Anjeli, i cili mbron edhe pozicionin e presidentit të ECA-s (Shoqata që mendon për mbrojtjen dhe promovimin e klubeve europiane). Por, nëse kjo mund të ketë qenë njëra temë, sipas asaj që nënvizon uebsajti “calciomercato”, në menynë e bisedimeve kanë qenë disa pjesëtarë të Realit të Madridit, për të cilët Anjeli ka dashur që të mësojë diçka më shumë nga Perezi dhe të marrë lejen e tij për të hapur bisedimet.
15748127173067
ISKO-MARSELO-ZIDAN – Në interesin e Juventusit duket se qëndrojnë dy futbollistë, por edhe trajneri i Realit. Lidhur me përforcimet e mundshme në fushë, janë emrat e mesfushorit Isko dhe mbrojtësit të majtë Marselo, për të cilët “Zonja e Vjetër” interesohet. Por në të njëjtën kohë, Anjeli ka dashur të kuptojë nga Perezi nëse në fund të këtij sezoni, Zinedin Zidan do të vazhdojë që të drejtojë madrilenët apo do të mund të ekzistojë mundësia që francezi të rikthehet si trajner në Torino, pas eksperiencës si futbollist. Ndoshta, Andrea Anjeli kërkon që të ndryshojë për të tretin vit radhazi trajner në stolin e Juventusit, duke qenë se deri tani Andrea Pirlo nuk e ka shpërblyer besimin e presidentit torinez, duke paguar ndoshta pikërisht atë mungesë eksperience në nivelet e larta.
RONALDO 8
PISTA RONALDO – Gazetarët e “calciomercato”-s nënvizojnë gjithashtu se në tryezë është folur edhe për Kristiano Ronaldon, duke qenë se nga Spanja vazhdojnë të mbajnë të hapur idenë e një rikthimi të madh të portugezit te Reali. Por, mbi këtë argument vijnë përgënjeshtrime, duke qenë se Florentino Perez ka plane të tjera për të ardhmen e klubit siç mund të jenë emrat e francezit Kilië Mbape, por ndoshta edhe ai i juventinit Paulo Dibala. Shkurt, Kristiano nuk është më i dëshiruar në Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"