Takaj marrëveshje me serbët e Partizanit të Beogradit, vendoset fati i tifozëve në të dyja sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 18:11

Takaj marrëveshje me serbët e Partizanit të Beogradit, vendoset fati i tifozëve në të dyja sfidat

Këtë të enjte, Skënderbeu do të luajë një ndeshje delikate përsa i përket grupit të saj në Europa Ligë, por ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit do të jetë edhe e nxehtë nga ana tifozerike.

takaj

Në një pakt mes klubit korçar, UEFA-s dhe Partizanit, është vendosur që në të dyja sfidat, si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi, të mos ketë tifozë udhëtues. Presidenti Takaj, në një intervistë, ka deklaruar se vendimi është marrë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Të pranishëm do të jenë vetëm delegacionet me 50 persona që zgjidhen nga klubet respektive. Gjithashtu, UEFA ka dërguar  dy oficerë sigurie për takimin e “Elbasan Arena”-s, ndërsa Policia e Shtetit do të bëjë të mundur mbarëvajtjen pa probleme të takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"