Tabela e plotë/ Sporti i bashkive në Shqipëri, ja si ndahen 14.6 milionë euro. Zbulohet kush s’jep asnjë kacidhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 23:29

Tabela e plotë/ Sporti i bashkive në Shqipëri, ja si ndahen 14.6 milionë euro. Zbulohet kush s’jep asnjë kacidhe

Janë afërsisht mbi 14.6 milionë euro që shkojnë çdo vit për sportin në Shqipëri. Nuk po flasim vetëm për buxhetin e shtetit, por për paratë që investohen nga bashkitë dhe janë kontribut i taksapaguesve shqiptarë. A janë shumë para për këtë sport që kemi? Ndoshta… A janë pak? Ndoshta… Kjo kërkon shumë diskutim. Por një gjë është e qartë: me kaq para sa investohen nga bashkitë, sporti shqiptar, jo vetëm futbolli, por edhe disiplina të tjera) është në grahamat e mbijetesës.
Sport_current_event
Thjesht zhvillohen aktivitete dhe sukseset në arenën ndërkombëtare janë fare të pakta. Edhe ata kampionë që kemi në atletikë apo peshëngritje, ankohen gjatë gjithë vitit se nuk trajtohen si duhet, ose minimalisht si kolegët e tyre në rajon.

HULUMTIMI
Gjatë kohës që klubet e Superiores vendosën të bënin bojkot për mosmiratimin e disa kërkesave për ndryshimin e ligjit të sportit, debati u spostua edhe te vëmendja që ka qeveria dhe se si po ecën sporti në Shqipëri. Gazeta vendosi të bëjë një hulumtim të thjeshtë për fondet që përcaktojnë bashkitë për sportet gjatë një viti. U jemi referuar të dhënave që këto institucione kanë publikuar për herë të fundit dhe disa shuma u përkasin edhe viteve të mëparshme. Mund të ketë ndonjë diferencë të vogël, por shuma e përgjithshme është e qartë. Nëse mblidhen të gjitha, rezulton se afro 14.6 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë investohen çdo vit për sport në Shqipëri.

ÇFARË NUK SHKON

Duhet saktësuar që në krye të herës se pa këto para rrezikohet të mos ketë sport fare. Por kjo është një mënyrë e dështuar se si mund të administrohet dhe të zhvillohet sporti. Këto 30 vite e kanë vërtetuar më së miri këtë. Madje situata aktuale është dramatike sepse një pjesë e klubeve të futbollit, por edhe të disiplinave të tjera janë praktikisht të falimentuara. Kudo në botë futbolli dhe sporti konsiderohet si biznes, ndërsa në Shqipëri, një pjesë e madhe e këtyre parave menaxhohen keq sepse klubet funksionojnë ende si ndërmarrje bashkish, ku shpesh ka edhe abuzime të frikshme.

MBIJETESA

Shqipëria është një rast për t’u studiuar, ku 14.6 milionë euro nga taksat e qytetarëve shkojnë për sportin, por ai vazhdon të jetë për mbijetesë. Kjo do të thotë se sistemi është shkatërruar dhe duhet një strategji e re për sportin.

 

12 3
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"