Surprizuan duke fituar ndaj Dinamos, flet Nevil Dede: Erzeni kishte organizim, çelësi i suksesit ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 10:17

Surprizuan duke fituar ndaj Dinamos, flet Nevil Dede: Erzeni kishte organizim, çelësi i suksesit ishte…

Nevil Dede mendon se Erzeni e meritoi fitoren. “Skuadra luajti mjaft e lirshme ndaj Dinamos. Djemtë deri në fund shfaqën një shpirt të lartë gare, duke treguar se skuadra do të rritet në mënyrë graduale në lojën e vetë, sepse i ka të gjitha kapacitetet.

nevil dede 1

Të mos harrojmë se luajtëm me Dinamon, që ka një skuadër mjaft të mirë.

Ekipi im ishte i mirorganizuar në të gjitha repartet. Çelësi i arritjes së kësaj fitoreje ishte loja nga krahët”, ka thënë trajneri i shijakasve.

Erzeni triumfoi me shifrat 1-0 ndaj Dinamos në takimin e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe ndeshja e kthimit do të luhet në 14 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"