Superliga e Kosovës/ Ballkani fiton dhe merr kryesimin, Malisheva konfirmohet si surprizë e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:10

Superliga e Kosovës/ Ballkani fiton dhe merr kryesimin, Malisheva konfirmohet si surprizë e kampionatit

Ballkani ka mposhtur pastër 2-0 Llapin në sfidën e luajtur pasditen e sotme në kuadër të javës së 5-të të Superligës kosovare.

malisheva

Ishte një ndeshje që foli tërësisht për suharekasit, kur sulmuesi Ermal Krasniqi shkëlqeu me një dopeitë. Ballkani merr kështu kryesimin e kampionatit duke grumbulluar 11 pikë pas 5 javësh kampionat.

Ndërkohë Malishevën mund ta quajmë si surprizën e këtij kampionati pasi ka mposhtu minimalisht 1-0 Feronikelin për tu ngjitur në vendin e dytë në renditje. Java e pestë do të mbyllet me 3 sfidat e nesërme, ku Dukagjini do të presë në shtëpi Prishtinën, Drita do të luajë në transfertë përballë Drenicës ndërsa Gjilani i Ismet Munishit luan në shtëpi përballë Ulpianës.

REZULTATET

Ballkani-Llapi 2-0

Malisheva-Feronikeli 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"