Super Liga/ Zbulohen të dhënat, ja dy shtetet që kërkonin… ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 14:58

Super Liga/ Zbulohen të dhënat, ja dy shtetet që kërkonin… ndryshim

Planet për të krijuar Super Ligën nuk lindën nga sot për nesër. Përgjegjësit e këtij projekti kishin në duart e tyre të dhëna të qarta nga ana e tifozëve në të gjithë botën për mënyrën se si duhet të ndryshonte futbolli.

Superliga

Ka dokumente që tregojnë se klubet kanë punuar në heshtje dhe se përveç 12 ekipeve që aktualisht janë zyrtare kanë qenë edhe Bajerni, Dortmundi dhe PSG-ja. Ajo që vihet re është fakti që dy shtetet që e duan më shumë krijimin e Super Ligës janë: Spanja me 72% dhe Italia me 72%. Tifozët gjermanë janë ata që nuk e kanë shumë qejf ndryshimin e formateve europiane dhe vetëm 57% e kanë përqafuar këtë gjë.

Sigurisht që është shumica, por jo aq sa në vendet e tjera. Në vendet e Bashkimit Europian, mesatarja e tifozëve që kanë dashur krijimin e Super Ligës është 66%. Janë bërë afro 7 mijë anketime në internet dhe në terren në muajin shkurt. Ka edhe një tjetër sondazh ku tifozët e skuadrave tregojnë qartazi dëshirën për ndryshim.

Ata të Sitit dhe të Realit të Madridit duan menjëherë formatin e ri europian me 87 dhe 86 për qind, ndërsa Parisi, Milani dhe Barcelona formojnë pesëshen kryesore. Bie në sy fakti që tifozët e Dortmundit, Totenhemit, Lionit, Mançester Junajtidit dhe Liverpulit renditen të fundit, por sigurisht që % është më shumë sesa ata që e refuzojnë. Mesatarja është 66%. Një tjetër fakt interesant, është mosha e atyre që duan ndryshim dhe këtu bëhet fjalë për të rinjtë.

SO

TI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"