Sulmuesi i Tiranës, Abazaj: Kualifikimi kënaqësi, të tregojmë forcën në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 19:59

Sulmuesi i Tiranës, Abazaj: Kualifikimi kënaqësi, të tregojmë forcën në kampionat

Kristal Abazaj ishte nga më të mirët në fushën e lojës gjatë sfidës së djeshme me Korabin. Në fund për “Panorama Sport”, Abazaj foli për kualifikimin. Ai ceku edhe çështjen e Skënderbeut, golave të munguar dhe sfidës me Teutën.

abazaj latifi

Tirana u kualifikua në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. A është i kënaqur Abazaj?

Normalisht që këto ndeshjet me tek takim nuk kanë ekip favorit. Kjo sepse një gol mund të vendosë ndeshjen. Sfidën e kishim përgatitur mjaft mirë. E kishim vlerësuar maksimalisht ekipin e Korabit, pasi ia dinim vlerësimin ndeshjes së Kupës. Ishte ndeshje e vetme dhe rrezikonim nëse nuk e vlerësonim siç duhet. Jemi shumë të kënaqur të gjithë për kualifikimin, pasi arritëm të fitonim pastër dhe me rezultat të mirë.

U munduat shumë, por goli nuk erdhi as këtë herë…

Për mua nuk ka shumë rëndësi se kush shënoi. E rëndësishme është që u kualifikuam. Ndeshjet në kampionat kanë cilësinë dhe ndryshimin e vet. Shpresoj të vazhdoj formën në kampionat dhe çdo gjë të shkojë mirë.

Korabi u kalua, por në kampionat nuk po vazhdoni një seri fitoresh. Çfarë e pengon Tiranën?

Në tre 90 minutëshat e fundit kemi zhvilluar super ndeshje. Kemi dominuar takimet nga fillimi në fund. Përsa i përket ndeshjes së fundit nga 0-2 në 2-2, ne nuk na kënaq rezultati, por loja ishte shumë e mirë. Për këtë jemi optimistë për të ardhmen.

Skënderbeu?

Për mendimin është një sfidë e vështirë. Ne jemi në një pozicion të mirë, pasi e rëndësishme është që të kemi dëshirë. Grupin e kemi dhe shpresoj të vazhdojnë rezultatet pozitive.

Në turin tjetër të Kupës, kë do të donit si kundërshtar?

Nuk kam ndonjë preferencë. Kundërshtari i radhës nuk është rastësisht aty. Ata janë kualifikuar. Qoftë cilado skuadër…

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"