Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius: Përmbysjet na janë bërë të zakonshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 18:26

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius: Përmbysjet na janë bërë të zakonshme

 Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinícius Zhunior ishte autokritik, duke pranuar se skuadra e filloi ndeshjen ngadalë dhe pak dobët në ndeshjen kundër Las Palmasit. Po ashtu, vuri në dukje se çelësi i përmbysjes (1-2) ishte në gjendje të ndryshonte dinamikën fillestare.

vinicius

“E filluam pak ngadalë, por arritëm të ndryshonim gjithçka në pjesën e dytë dhe doli mirë”, tha ai në “Real Madrid TV”. Duke folur për përmbysjet e shpeshta të Realit në këtë sezon, braziliani ka shtuar:

“Ndodh kaq shpesh sa duket sikur është normale, por nuk është. Çelësi është të mos dorëzohemi”. Vinicius ishte protagonist në suksesin e Realit, teksa barazoi rezultatin 1-1, duke i hapur rrugë përmbysjes së realizuar nga Tçuameni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"