Sulmuesi i Mançesterit i kthehet Murinjos: Familja mbetet në vend të parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 19:49

Sulmuesi i Mançesterit i kthehet Murinjos: Familja mbetet në vend të parë…

Antoni Martial i është kthyer trajneri të tij tek Mançesteri, Hoze Murinjo, duke ia bërë të qartë se familja për të është e para. Sulmuesi vendosi të largohej nga turneu miqësor që “djajtë” po zhvillojnë në SHBA, për të qenë pranë bashkëshortes që po lindte fëmijën e dytë, ndërsa Murinjo shprehej se nuk mund ta kishte në plane kur ai nuk gjendej me ekipin.

402517_TS_01-08-18_7789244134_

Ditën e sotme, në një postim në Tëitter, Martial shprehet: Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Sëan i im i vogël është shumë mirë, për të ëmën ishte e vështirë, por falë Zotit tani është mirë. Më vjen keq, por për mua gjithmonë familja do të jetë më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Nesër do të kthehem në Mançester.” 22-vjeçari do të gjobitet me 200 mijë euro nga “djajtë”, paga e tij e dy javëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"