Sulmuesi i Egjiptit në Kupën e Afrikës, sozia arrestohet duke dhënë provime universiteti në vend të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 22:48

Sulmuesi i Egjiptit në Kupën e Afrikës, sozia arrestohet duke dhënë provime universiteti në vend të tij

Një ngjarje e pabesueshme ka shoqëruar sot përfaqësuesen e Egjiptit, protagoniste në Kupën e Afrikës. Një prej futbollistëve të saj kryesorë, Mustafa Mohamed, rrezikon të përfundojë para drejtësisë pasi mendohet se ka paguar një person që të merrte provimet për të në universitet.

m,m,m.,m.

Lojtari i cili së fundmi është bërë pjesë e Gallatasarajit, duhej të jepte provimet në universitet, por pikërisht për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm. Por në vend të tij është paraqitur një sozi, i cili është ndaluar teksa po përpiqej që të jepte një provim në vend të lojtarit.

Personi i arrestuar ka pranuar se kishte dhënë tre provime në vend të Mohamed dhe thjesht ishte munduar që të ndihmonte mikun e tij. Por ndërkohë policia po heton se mos Mohamed e ka paguar e kështu do të ishte ai personi kryesor përgjegjës për shkeljen e ligjit dhe mashtrimin, duke u përgjigjur për të para drejtësisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"