Sulmuesi holandez i papërmbajtshëm, shpërthen ndaj ceremonisë së shortit: Është viti 2022 dhe njerëzit nuk dinë…anglisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 22:01

Sulmuesi holandez i papërmbajtshëm, shpërthen ndaj ceremonisë së shortit: Është viti 2022 dhe njerëzit nuk dinë…anglisht

Rajan Babel ka reaguar në profilin e tij në Twitter duke shprehur pakënaqësitë e tij ndaj organizimit të shortit të fazës së grupeve të Botërorit Katar 2022.

Ryan-Babel

Ish-futbollisti i Liverpulit është ankuar në lidhje me mungesën e të folurit në gjuhën angleze gjatë zhvillimit të shortit dhe problematikës që kjo gjë krijon në botën e futbollit.

“Është viti 2022 dhe njerëzit e përfshirë në botën e futbollit në një farë mënyre ende nuk dinë të komunikojnë në anglisht”, ka shkruar Babel.

WhatsApp Image 2022-04-01 at 9.51.52 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"