Sulmuesi beson te ngjitja në renditje dhe kreu, Hajdari: Gabimet për Besëlidhjen, të ndaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 16:29

Sulmuesi beson te ngjitja në renditje dhe kreu, Hajdari: Gabimet për Besëlidhjen, të ndaluara

Arsen Hajdari nuk e mendon “blofin” në javën e 10- të. Sulmuesi beson se skuadra ka nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e fazës së parë dhe duke nisur nga e shtuna do të nisë ngjitjen në renditje.

arsen-hajdari

Janë 8 pikë larg kreut, por shkodrani nuk demoralizohet. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” ai shprehet se lezhjanët do të rikuperojnë këtë disavantazh dhe shumë shpejt do të marrin vendin e parë.

“Pas shtyrjeve të vazhdueshme, më në fund do të rikthehemi në fushë. Jemi gati për të rinisur kampionatin dhe përballë Vorës do të luajmë vetëm për fitore. Zgjidhje tjetër nuk kemi, ndonëse luajmë në transfertë. Jemi 8 pikë larg kreut, ndaj duhet ta shkurtojmë me patjetër këtë diferencë.

Nuk janë pak, por as shumë. Mendoj se do t’ia dalim. Jemi forcuar ndjeshëm gjatë merkatos së janarit dhe skuadra jep garanci për të përballuar me sukses sezonin. Konkurrenca është shtuar në të gjitha repartet dhe njëkohësisht edhe cilësia e lojës.

Por, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Gabimet janë të ndaluara gjatë fazës së dytë. Kemi marrë mësimin e duhur nga hapat falsë të fazës së parë dhe këtë do ta tregojmë direkt gjatë javës së 10-të. Ky do të jetë viti ynë”, përfundoi shkodrani i Besëlidhjes.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"