Sulmoi ish-gruan e tij në praninë e fëmijës, arrestohet nga policia sportisti i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:27

Sulmoi ish-gruan e tij në praninë e fëmijës, arrestohet nga policia sportisti i njohur

Tenisti i njohur gjeorgjian, Nikoloz Basilashvili është arrestuar së fundmi nga policia, për dhunë ndaj ish-gruas së tij.b30fe56f-2b84-434a-8e9a-4d49d062de66

Mediat gjeorgjiane raportojnë se ylli i tenisit është arrestuar më 22 maj dhe përballet më akuzat dhunë në familje dhe shumë shpejt pritet të merret vendimi për një dënim në drejtim të tij.

Sulmi ndaj ish-gruas së tij thuhet se është kryer në praninë e një të mituri, i cili mendohet të ketë qenë fëmija e tyre. Pavarësisht raportimit të mediave dhe arrestimit të Basilashvili, avokati i këtij të fundit i ka mohuar të gjitha akuzat.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"