Sulmi i Partizanit, ish-i i Kombëtares kthehet sërish si opsion për të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 20:04

Sulmi i Partizanit, ish-i i Kombëtares kthehet sërish si opsion për të kuqtë

Nëse në dy merkatot e shkuara “demat” nuk e arritën dot, Sindrit Guri kthehet të jetë sërish një opsion për Partizanin. Sulmuesi ditën e djeshme ka zyrtarizuar largimin nga Istanbulspori në Superligën turke.

sindrit guri

Pas një sezoni në Stamboll, shkodrani ka vendosur të ndahet, pavarësisht se kishte kontratë për edhe dy vite. Shkak i këtij vendimi ishin minutat e pakta, me Gurin, që u transferua në Turqi pas një sezoni shumë të mirë me Shkëndijën.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se për momentin dëshira e tij është të luajë ende në liga jashtë vendit, por një ofertë e përshtatshme mund ta tundojë shkodranin në Shqipëri, ku shpërtheu me Kukësin. Për momentin palët po ndjekin situatën në distancë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"