Suedezi përmbys kuqezinjtë, “shpëton” vetëm Leao. Ja formacioni i Milanit nëse vjen Ibra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:20

Suedezi përmbys kuqezinjtë, “shpëton” vetëm Leao. Ja formacioni i Milanit nëse vjen Ibra

Zlatan Ibrahimoviç do ta ndryshonte Milanin në karakter, por edhe taktikisht. Zbarkimi i suedezit nën urdhrat e Stefano Piolit e detyron trajnerin të bëjë ndryshime në zgjedhjen e formacionit dhe në skemë. 

Zlatan-Ibrahimovic-1033656

Nëse kuqezinjtë do të vijojnë me 4-3-3, 38-vjeçari do të jetë në majën e sulmit, teksa në krahë mund të veprojnë Suso e Çalhanoglu, por përdorimi i Leaos mund të marrë formë konkrete. Suedezi do të lehtësonte depërtimet e 20-vjeçarit të ardhur nga Lila.

milan

Edhe nëse “Djalli” kthen drejt modulit 4-3-1-2, përsëri do të ishte portugezi që do të luante me Ibrën në vijën e parë, teksa njëri mes Çalhanoglusë dhe Susos do të detyrohej të bënte fantazistin. E qartë që në këtë kontekst, i pari që do ta pësonte do të ishte Kristof Piontek, i cili këtë sezon nuk po mundet të përsëritet në nivelet e atij të kaluarit e do të shndërrohej në një rezervë të gjigantit nga Malmoe.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"