Studimi/ Humbi Anglia, 38% më shumë dhunë në familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 21:49

Studimi/ Humbi Anglia, 38% më shumë dhunë në familje

Kombëtarja angleze humbi finalen e Europianit kundër Italisë në “Wembley” të dielën dhe gjatë asaj dite, të shumta ishin incidentet e dhunshme që detyruan policinë të ndërhynte.

Anglia

Në fund, 19 policë mbetën të plagosur. Qendra Kombëtare e Dhunës në Familje në Mbretërinë e Bashkuar e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Në një studim të tyre, në rast se Anglia do të humbiste në “Wembley” finalen e 11 korrikut, atëherë dhuna në familje do të rritej me 38%.

“Dhuna në familje dhe finalet e futbollit lidhen ngushtësisht me incidentet e regjistruara që shtohen me 26% në rast se luan Anglia, 38% nëse Anglia humbet dhe 11% një ditë më pas, nëse Anglia fiton apo humbet”, ishin rezultatet e studimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"