Studimi / Europiani ishte vatër e COVID-19: Në finale kishte rreth 2300 të infektuar në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 17:52

Studimi / Europiani ishte vatër e COVID-19: Në finale kishte rreth 2300 të infektuar në stadium

Prania e tifozëve në stadiumet e Europianit ishte ashtu siç pritej, një vatër e shpërndarjes së COVID-19. Në këtë përfundim ka mbërritur agjencia shtetërore britanike e shëndetit publik pas një studimi mbi ata që kanë qenë protagonistë gjatë evenimentit të verës në impiante si spektatorë.

tifozet angleze 7

Kjo agjenci ka monitoruar për 49 ditë aktivitete që janë zhvilluara kryesisht në Angli, edhe në ambiente të hapura dhe ka arritur në përfundimin se rreth 85% e infektimeve kanë pasur lidhje me ndeshjet e luajtura në Europian në Londër.

Turneu ka sjellë “një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik”, thekson kjo agjenci e cila dukshëm e vlerëson të tepruar praninë e mbështetësve në shkallët e stadiumit. Sipas raportit të saj, rreth 2300 persona të pranishëm në finale ishin “me shumë mundësi të infektuar” dhe 3404 tifozë të tjerë të pranishëm aty kanë zhvilluar COVID-19 në ditët e mëvonshme pas finales.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"