Strakosha “harron” Lacion, gjen lumturinë te Shqipëria: Duam të provojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 10:29

Strakosha “harron” Lacion, gjen lumturinë te Shqipëria: Duam të provojmë…

Pas një periudhe të vështirë te Lacio, ku prej kohësh qëndron në stol, Thomas Strakosha duket se ka gjetur lumturinë në Kombëtare.

KUMBULLA STRAKOSHA

Futbollisti është grumbulluar me Shqipërinë, për 3 ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Madje me shumë mundësi, portieri do të jetë titullar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, teksa lumturinë e tij për grumbullimin e shfaq edhe në një postim në “Instagram”.

Në postimin e tij, Strakosha shkruan:”  Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. Katar 2022, duam të provojmë”, shkruan Strakosha.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"