Stef Kërri fantastik, “Warriors” likuidojnë edhe Klipersat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 15:59

Stef Kërri fantastik, “Warriors” likuidojnë edhe Klipersat

NBA vijon me rit min e jashtëza konshëm të ndeshjeve në sezonin e rregullt, teksa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u zhvilluan 5 sfidat e radhës. Spikat suksesi i shtatë radhazi i Golden Stejt, që këtë herë erdhi në transfertë përballë Klipersave në shifrat 105-90.

basketboll

Njeriu i ndeshjes ishte pa diskutim Stef Kërri, autor i 33 pikëve, 21 nga të cilat i realizoi falë 7 goditjeve të sakta për 3. Një ecuri e shkëlqyer nga “Warriors” në këtë pjesë të parë të sezonit, ku numërojnë 18 fitore në 20 ndeshje të zhvilluara. Buzëqesh edhe Milluoki, teksa kampionët në fuqi likuiduan në transfertë Indianën në shifrat 118-100. Edhe për “Bucks” bëhet fjalë për suksesin e shtatë radhazi. Pas një periode të parë të ekuilibruar (26-26), Milluoki e shkeli “pedalin e gazit” duke e rritur ritmin e lojës për të marrë një fitore pa shumë vuajtje.

Me 26 pikë dhe 13 kërcime, Janis Antetokounmpo si gjithnjë ishte më rezultativi në triumfin e “Bucks”. Ndeshje e mirë edhe për Holidei, autor i 23 pikëve. Për vendësit spikati i zakonshmi LeVert (23 pikë). Ndonëse jo pa vuajtje, Lejkërsat arritën të siguronin triumfin në shtëpi ndaj Detriot në shifrat 110-106, duke lënë prapa krahëve zhgënjimin ndaj Sakramentos. LeBron Xhejms tregoi superfuqinë e tij në parket, duke regjistruar 33 pikë, 5 kërcime dhe 9 asiste. Nuk zhgënjyen as Devis (23 pikë, 10 kërcime) dhe Uestbruk (25 pikë, 9 asiste).

Për Pistons më i miri ishte Grant, autor i 32 pikëve, 6 kërcimeve dhe 4 asisteve. Në ndeshjet e tjera, Bostoni mundi në transfertë Toronton 109-97, ndërsa Memfis shkatërroi në shtëpi Sakramenton 128- 101. Për sa i përket kryesuesve, në Lindje komandon Bruklin, ndërsa në Perëndim udhëheq Golden Stejt

REZULTATET

Klipers – Golden Stejt 90-105

Indiana – Milluoki 100-118

Lejkërs – Detroit 110-106

Toronto – Boston 97-109

Memfis – Sakramento 128-101

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"