Statistikat/ Transfertat në Champions “makth” për Interin, Rojs vetëm 1 gol larg… Levandosvkit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 12:40

Statistikat/ Transfertat në Champions “makth” për Interin, Rojs vetëm 1 gol larg… Levandosvkit

* Janë tre precedentët në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Kampioneve mes Interit dhe Borusias së Dortmundit: dy skuadrat, përpara sfidës së vlefshme për ndeshjen e tretë të Grupit F, janë ndeshur edhe në gjysmëfinale në 1964-ën, me fitoren e zikaltërve 2-0 pas barazimit 2-2 në vajtje.

50956723_303

* Interi humbet në transfertë në Champions prej tri ndeshjesh radhazi, fitorja e fundit e regjistruar ka qenë kundër PSV-së në ndeshjen e dytë të grupeve të sezonit të kaluar (1-2). Ndërsa trajneri Antonio Konte ka humbur 5 nga 7 transfertat e fundit në Ligën e Kampioneve mes Interit, Çelsit dhe Juventusit.

* Borusia e Dortmundit nuk ka shënuar në 6 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura në Champions (2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje), ndërsa në 41 paraardhëset nuk kishte arritur të shënonte në vetëm 6 raste. Në “Signal Iduna Park”, ndërkohë, është shënuar vetëm një gol në Champions në 3 ndeshjet e fundit: ai i Kejnit që vlejti për humbjen 0-1 në kthimin e 1/8- ave.

* Lautaro Martinez mund të bëhet lojtari i parë që shënon në 3 ndeshje radhazi në Champions për zikaltrit pas Samuel Etosë (4 ndeshje radhazi, në 2010-ën). I vetmi argjentinas që e ka arritur ka qenë Hernan Krespo, në sezonin 2002-’03.

* Në krahun tjetër, Marko Rojs është vetëm një gol larg kuotës së Robert Levandovskit (17) si kryegolashënues i Borusias së Dortmundit në Champions. Gjermani, megjithatë, është në dyshim të madh pas dëmtimit të pësuar kundër Volfsburgut dhe nuk shënon në Europë prej 6 ndeshjesh radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"