STATISTIKAT/ Salah, 11 gola në 19 ndeshjet e fundit ndaj Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 13:13

STATISTIKAT/ Salah, 11 gola në 19 ndeshjet e fundit ndaj Sitit

E vetmja fitore e Liverpulit në 8 përballjet e fundit kundër Sitit ishte 1-0 në “Anfield” sezonin e shkuar në Premier Ligë. Skuadra e Klopit ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, me përjashtim të humbjes 3-1 me Arsenalin në 4 shkurt.

liverpul siti

“Reds”-at kanë fituar 22 pikë pasi kanë qenë në disavantazh këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe +1 më shumë se Siti. Liverpuli ka shënuar 10 gola në kampionat këtë sezon pas minutës 90′.

Salah ka shënuar 11 gola (7 asiste) në 19 ndeshjet e tij të fundit kundër Sitit. Siti do të kërkojë të fitojë ndeshjen e 10- të radhazi në transfertë në të gjitha kompeticionet për herë të tretë nën drejtimin e Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"